Lamtumirë mes lotësh, përcillet në banesën e fundit Xhevdet Ferri

AKTUALITET


Ikona e kinemasë shqiptare Xhevdet Ferri është përcjellë për në banesën e fundit mes lotësh në një ceremoni të ngushtë familjare, mes miqve, aktorëve dhe atyre që e deshën dhe e respektuan.

Aktorit iu dha lamtumira mesditën e së premtes, ndërkohë që ai do të mbahet mend për 30 role në filmat shqiptarë. Ai do të kujtohet nga të gjithë si një personalitet i lartë i artit dhe kinematografisë. Publiku e pa Xhevdet Ferrin në kinema për herë të fundit në filmin “Delegacioni”.


Aktori i njohur i filmave mësohet se prej kohësh vuante nga një sëmundje tumorale dhe ditët e fundit ishte i shtruar në reanimacion, por pa mundur t’ia dalë.




Skip to toolbar