Në studion e “Real Story” të Sokol Ballës në News24 është diskutuar plani i mundshëm i legalizimit të kanabisit dhe për këtë i ftuar ka qenë ish- deputeti i PD dhe kryetari i Partisë Zgjidhja, Koço Kokëdhima që e ka propozuar disa vite më parë si ide.
Kokëdhima thotë se legalizimi nga kanabizimi janë dy gjëra krejt të ndryshme, madje e para është energji kundër së dytës që është projekt politik për Shqipërinë dhe jo një aksident që ndodhi.
Por Vasjari ka bërë një batutë me Kokëdhimën duke thënë se as Bob Marley, këngëtari që i këndonte aq shumë marijuanës nuk do e mbronte kaq shumë këtë çështje. Më tej Vasjari thotë se legalizimi i kanabisit kërkon një studim për benefitet ekonomike pasi mund të shkaktojë zhdukjen e disa kulturave të tjera bujqësore.
KOÇO KOKËDHIMA: Nuk kanë lidhje. Kanabizimi i Shqipërisë nuk ishte jashtë kontrollit, aksidentalisht, ishte projekt politik. Legalizimi i kanabisit është një energji kunëdr kanabizimit. Ju e pranoni që kanabisin tjetër e zhvilloi qeveria. Atë që kanë bërë qeveritë e mëparshme, sepse të njëjtën gjë kanë bërë.
ARJAN VASJARI: As Bob Marley nuk do e mbronte me kaq pasion këtë çështje. Nuk kam një qëndrim, kam shumë paqartësi, konfuzion, pikëpyetje. Qëndrimi im e pasqyron atë që komuniteti shkencor ka në raport me marijuanën. Nuk ka një qëndrim për kostot, benefitet e kultivimit të kanabisit. është korrekte që në disa vende të zhvilluara lejohet përdorimi i kanabisit përdoret për rekreacioni, kurim por në po aq vende nuk lejohet.
Masat represive kundër këtij si fenomen dhe vijoj të jemi i paqartë edhe pas asaj që tha Kokëdhima apo pozicioni i Lubonjës. Kam disa pyetje:
Cili është impakti i legalizimit të kanabisit? Nëse nuk kemi studim, duhet të kemi qëndrim të konsoliduar, unison të Komunitetit Shkencor Mjekësor në Shqipëri. Unë nuk bindem, kam lexuar për këtë çështje dhe reflektoj atë që bota shkencore ka si qëndrim.
Po flasim për OBSH, që e konsideron si lëndë të rrezikshme, kur nuk e kanë ata të qartë unë s’mund të ndjehem i qartë. Kryesorja është impakti ekonomik, dhe të jenë shkencërisht të vërtetuara.
Shqipëria sot ka kapacitetet infrastrukturore, logjike, humane, integritetin e shtetit që mbart brenda saj riskun më të lartë të kriminalizimit të saj.
Po mir nëse ne jemi të rrethuar nga një ekonomi kaq kompetitive në kultivimin e kanabisit, kush më jep garanci mua që ne do të ishim kompetitivë. A mos do na çonte ky legalizim në vdekje të kulturave të tjera?
Duam të jem i qartë në kosto- benefite.