Lëkundje tërmeti në Bulqizë

AKTUALITET


Një tërmet me magnitudë 3.5 ballë ka lëkundur Bulqizën dhe zonat përreth në orët e para të ditës së shtunë.

Lëkundjet janë regjistruar në orën 03:58, 12 km në juglindje të Bulqizës, 18 km në thellësi. Nga tërmeti paraprakisht nuk raportohet për dëme, por vetëm frikë te banorët që e kanë ndjerë tërmetin.


Gjatë muajve të verës Shqipëria është lëkundur disa herë nga tërmetet në disa qytete, teksa më i rëndi në bilance ishte ai i fillimit të qershorit në Korçë ku u dëmtuan shumë banesa në disa fshatra.




Skip to toolbar