“Basha Ik”, Elezi: 10 gabimet e Lulit që rrënuan PD, ja bashkëfajtorët

POLITIKË


Ish-kreu i degës së PD në Kukës, Ibsen Elezi nuk resht së sulmuari Bashën dhe t’i rikujtojë të gjitha arsyet se pse ai nuk duhet të qëndrojë më në krye të Partisë Demokratike. Elezi, i cili ka konfirmuar për Realstory.al se do të jetë pjesë e lëvizjes “Basha Ik” (lexo këtu), që pritet të marrë jetë në shtator brenda të djathtëve, është shfaqur mjaft aktiv në rrjetet sociale duke mos hezituar aspak të sulmojë Bashën për çdo vendim të gabuara apo dështim që lideri i PD-së ka marrë gjatë aksionit të tij politik. Ibsen Elezi rendit plot 10 gabimet apo dështimet e Bashës, për të cilat duhet të mbajë përgjegjësi, por si gjithmonë “lideri” Luli ose harron, ose justifikohet “na detyruan ndërkombëtarët”.

Elezi tregohet i ashpër ku thotë se Basha duhet minimumi të kërkojë votëbesimin nga anëtarësia dhe se vetëm një nga këto gabimet do të ishte e mjaftueshme për të bindur demokratët që të kërkonin largimin e tij.


Çfarë “Gabimesh” duhet të bëjë më tepër “Lideri” për të kërkuar të paktën votëbesimin nga antarësia. Janë shumë por po ju rendis10 kryesoret, për mendjet e shëndosha do mjaftonte një.

1- Sapo erdhi në krye të PD vendosi rregullin “e rënies në rezultat” ku çdo kryetar seksioni e më lart, që ka rënie të rezultatit të mos rikandidojë, rregull të cilin e theu sa deshi, përfshirë edhe veten. (u fshi)

2- Bojkotoi pa filluar reformën territoriale në 2015 dhe e la Ramën të bëj si deshi e çfarë deshi. (u harrua)

3- Humbëm zgjedhjet lokale të 2015, justifikimi ndaj kritikave ishte se “zgjedhjet lokale nuk janë tregues”

4- I mbajti demokratët 3 muaj në çadër dhe e mbylli me marrëveshjen e fshehur te 17 majit. (justifikimi: na detyruan ndërkombëtaret)

5- Zgjodhi 140 deputet liste (si proces familjarë) pa u konsultuar dhe respektuar asnjë institucion brenda PD (u mjaftua me: mbaj përgjegjësi për gabimin)

6- Humbi zgjedhjet me rezultatin më të dobët në historinë e PD dhe i certifikoj ato. (justifikimi: ma hodhe një herë e ke fajin ti…)

7- Zhvilloi zgjedhjet me fasadë për kryetar te PD në korrik-2017, i realizoj për 2-javë, manipuloj përqindjen në pjesëmarrje nga 20 ne 60 %.

8- Zhvilloi zgjedhjet më të turpshme për drejtuesit e degëve (duke i emëruar brenda një nate) dhe strukturave drejtuese, duke mos zbatuar statutin dhe duke mos bërë asnjë verifikim figure, si rrjedhojë u mbush me drejtues ish-sigurimsa dhe Sorosjan ( G.Bardhi, E.Paloka, E.Spaho, Gjata, Kaso etj)

9- Dorëzoi mandatet dhe bëri 10 protesta, kur puna duhet të mbyllej me 1 protestë të pandërprerë. (u harruan)

10- Nuk bllokoj zgjedhjet dhe humbi 61 bashki ku të paktën duhet të ruanim ato që kishim (justifikimi : na detyruan ndërkombëtarët)” shkruan Elezi, i cili shton se kjo situatë dështimesh të vazhdueshme dhe mosreagimi të demokratëve do të çojë në një përçarje të thellë në parti, duke konfirmuar edhe një herë se shumë shpejt do të marrë jetë lëvizja “Basha Ik”, pjesë e të cilëve do të jenë të gjithë të pakënaqurit demokrat dhe kritikët e ashpër të Lulzim Bashës në aksionet e tij të dështuara politike. “Kjo situatë dështimesh të aksioneve politike, mosrespektimit të rregullave bazë statutuore dhe humbjesh të thella, minimalisht të çojnë në votëbesimin e anëtareve të Partisë Demokratike. Kjo rrugë do e çoj situatën drejt konflikteve dhe përçarjes më të thellë.”

Ibsen Elezi ka kritikuara edhe emrat dhe figurat e rëndësishme të PD-së si Sali Berisha dhe Bujar Nishani për mos reagimin e tyre në këtë shkatërrim që po i bëhet Partisë Demokratike. “Mos reagimi deri më tash i drejtuesit të Këshillit Kombëtar Z.Nishani, i ish-kryetarit të PD z.Berisha apo çdo anëtari kryesie të PDSH për një analizë urgjente, në të gjithë strukturat e saj, është i pafalshëm dhe i ngarkon ata në bashkëfajësi për shkatërrimin e PD.” shkruan Elezi.




Skip to toolbar