Liga i përgjigjet kërkesës së qeverisë, dorëzon raportin e plotë për katër kërkesat

Më të fundit


Fidel Ylli i kërkoi Ligës së Profesionistëve t’i dorëzojë një raport të plotë ku të shpjegonin, argumentonin katër kërkesat e tyre, në mënyrë që ky raport ti paraqitej më pas ekspertëve të Ministrisë së Financave. Ky raport i është dorëzuar negociatorit të zgjedhur nga qeveria, Fidel Yllit, një material i përgatitur nga një grup ekspertesh që fokusohet kryesisht te ligji për sponsorizimet:

Ligaaaaaa

Liga Profesioniste e Futbollit bën me dije se në vijim të takimit të datës 21 shtator 2020 i ka përcjellë ditën e djeshme zotit Fidel Ylli një informacion të plotë në mbështetje të kërkesave që Liga i ka drejtuar Kryeministrit Rama në letrën e saj të datës 10 gusht 2020.


Materiali i përgatitur nga një grup ekspertësh fokusohet kryesisht te ligji për sponsorizimet, si një akt ligjor i domosdoshëm për zhvillimin e sportit në Shqipëri, mbi bazën e standarteve dhe praktikave europiane.

Propozimet e paraqitura nga Liga në këtë dokument mbështesin qartësisht idetë dhe rrugëzgjidhjet për një hov cilësor në drejtim të administrimit, formalizimit dhe fuqizimit të sporteve në tërësi, jo vetëm të futbollit.

Ne do të mbajmë të informuar në mënyrë të vazhdueshme publikun mbi zhvillimet e mëtejshme të këtij procesi.




Skip to toolbar