“Londra e vogël” nën vëzhgim, kamera 24 orë në qytet

AKTUALITET


Kruma, qyteti i Bashkisë Has, i njohur edhe si “Londra e Vogël” për shkak të emigracionit të lartë në Angli, do të vëzhgohet 24 në 24 me kamera dixhitale nga ana e policisë.

Në Komisariatin e Hasit u zhvillua ceremonia e inaugurimit të sistemit të vëzhgimit me kamera të qytetit të Krumës, ku morën pjesë Prefekt i Kukësit, Kryetar i Bashkisë Has, drejtues të institucioneve vendore, si dhe efektivë të DVP Kukës.


Prefekti Zenel Kuçana e ka cilësuar si mjaft të rëndësishëm këtë investim që do shërbejnë në rritjen e parametrave të sigurisë dhe ka theksuar se tre muaj më parë ka përfunduar instalimi i kamerave dixhitale në qytetin e Kukësit dhe brenda vitit do të përfundojë dhe në qytetin e Bajram Currit. Drejtori i DVP Kukës Zef Laska dhe Kryetari i Bashkisë Has Liman Morina, në shenjë falënderimi i dhanë Certifikatë Mirënjohjeje financuesit të projektit, Myrteza Qarri, i cili kontribuoi për qytetin e tij.

Në shumë vende të Europës, por tashmë edhe në disa qytete të Shqipërisë, vendosja e kamerave dixhitale në qytet është cilësuar si një mjet për rritjen e sigurisë publike dhe parandalimin e krimeve të rrugës.




Skip to toolbar