“Shtetet e Bashkuara nuk do të veprojnë më si ndërmjetësuesi kryesor në negociatat e paqes midis Ukrainës dhe Rusisë”, ka qenë ky reagimi më i fundit i bërë nga Departamenti i Shtetit.
Kjo shënon edhe një ndryshim në rolin e Uashingtonit në konfliktin e vazhdueshëm, mes Rusisë dhe Ukrainës. Sipas SHBA Putin ka refuzuar nënshkruajë marrëveshjen e bashkëpunimit.
Tammy Bruce, zëdhënëse e Departamentit të Shtetit të SHBA-së, tha se SHBA-të po ndryshonin “metodologjinë me të cilën kanë zhvilluar bisedime. “Ne do të vazhdojmë të ndihmojmë, por nuk do të udhëtojmë më nëpër botë si ndërmjetës në takime”, tha Bruce në një komunikim me gazetarët.
Më tej shtoi se është bërë e qartë se tashmë çështja varet nga të dy vendet dhe se është në dorë të tyre që të çojnë përpara edhe bisedimet e paqes.
“Tani varet nga të dyja palët, ka ardhur koha të paraqesin dhe zhvillojnë ide konkrete për t’i dhënë fund këtij konflikti .” Është në duart e tyre. Është e qartë se ne nuk do të heqim asnjë nga sanksionet ekzistuese. Presidenti dëshiron që çdo veprim që ndërmarrim si komb të bëhet në mënyrë diplomatike, kjo është e qartë, për shkak të angazhimit të tij. “Megjithatë, ai e di gjithashtu se ka pjesë të tjera të botës, të të gjithë planetit, që kanë nevojë për vëmendje”, shtoi zëdhënësja e Departamentit të Shtetit të SHBA-së.