Makina përplas besimtarët në Jerusalem, autorëve iu ngecin armët para se t’i qëllonin

BOTA


Tre persona mbetën të lënduar në Jerusalem mëngjesin e së hënës, duke i shpëtuar përplasjes me makinë dhe plumbave të një arme automatike, e cila nuk arriti të përdorej.

Dy autorë u arrestuan për ngjarjen. Policia izraelite tha se po e trajton atë si një sulm terrorist.


Makina e autorëve mori me shpejtësi përpara një grup meshkujsh me veshjen e besimtarëve ordotoksë, që po bisedonin në trotuar. Mes të lënduarve të dërguar për nidhmë mjekësore ishin një 20-vjeçar, një 18-vjeçar dhe një 15-vjeçar.

Policia njoftoi se dy të dyshuarit u gjetën të fshehur pranë një biznesi. Pamjet nga kamerat e sigurisë treguan se pas përplasjes me qëllim të personave, ata dolën nga mjeti me armë automatike, që u bllokuan para se të hapnin zjarr.

Sulmi ndodhi në ditën kur besimtarët izraelitë festojnë Pashkën hebraike. Viktimat më herët kishin kryer edhe ritin tradicional të mëngjesit.

Një ditë më parë u raportuan sulme të ndryshme nga palestinezët ndaj trupave dhe civilëve në Cisjordani, i njohur edhe si Bregu Perëndimor.

Tensionet në Izrael dhe në Cisjordani janë rritur prej 7 Tetorit, kur militantë të Hamasit kaluan kufirit e Gazës drejt Izraelit, duke vrarë të paktën 1.200 persona dhe duke marrë peng 254 të tjerë. 




Skip to toolbar