Makina përplas këmbësoren te stadiumi Dinamo

AKTUALITET


Një aksident i rëndë ka ndodhur mëngjesin e së martës pranë stadiumit Dinamo në Tiranë. Një makinë e tipit Benz rreth orës 08:20 ka përplasur këmbësoren A.K. 50 vjeç në rrugën “Sulejman Delvina”. Fillimisht u raportua se këmbësorja kishte ndërruar jetë, por fatmirësisht policia konfirmon se ajo është plagosur dhe është dërguar me ambulancë në komisariat, por është jashtë rrezikut për jetën.

Policia gjithashtu njofton se drejtuesja e automjetit M.Y. është shoqëruar në komisariat për veprime të metejshme hetimore.


Grupi hetimor ndodhet në vendngjarje dhe po vijon punën për sqarimin e rrethanave të ngjarjes dhe shkakut të aksidentit.




Skip to toolbar