Fushatën e PS për zgjedhjet e 11 majit, kreu i qeverisë e nisi me gratë e vajzat të cilat i ftoi që në fletën e votimit të votojnë numrin 5.
Sipas tij jo më kot, por për anëtarësimin e Shqipërisë në BE dhe që të gjithë shqiptarët të kenë pasaportën europiane që do u japë mundësi gjithë shqiptarëve të trajtohen njësoj.
Rama gjatë fjalës së tij nuk la pas batutat dhe as ironitë ndaj kundërshtarëve politikë, të cilët nuk i cilësoi aspak seriozë.
“Si mundet që një njeri normal shqiptar, që ka minimumi respekt për veten e vet, sidoqoftë deri këtu. Si mund ta marrin seriozisht dhe t’i japin votën një force politike që e quan veten “Aleanca Madhështore” dhe pastaj slogani thotë për Peqinin, Mamurrasin madhështor. Këtë slogan e prodhon vetëm një çmendinë. Si mund të dalë njeriu të dielën, të vishet, rruhet, qethet, rregullohet, shkon atje dhe hedh votën në një kënetë madhështore. A i ka vërtet Shqipëria a ka kaq shumë budallenj. Nuk është thjesht një fitore aritmetike, por një fitore gjeopolitike e fitores së Shqipërisë. Këto janë zgjedhjet më të rëndësishme për votuesit e parë”, tha Rama.
Rama tha se tashmë PS nuk synon mandatin e katërt vetëm si një fitore numerike, por si një fitore gjeopolitike në të mirë të Shqipërisë e të shqiptarëve. Ai shtoi se tani e kemi në dorë yllin e BE-së dhe nuk duhet ta lëmë të ikë.
“Për të hyrë në BE na duhet një mandat i katërt jo numerikisht, por që të jetë më i fortë se tre mandatet e mëparshëm. Ky është ylli jonë në BE sepse e kemi në dorë. Këtë yllin që na ka ardhur në dorë ne nuk do e kthejmë, por do e mbajmë fort dhe ta çojmë atje”, shtoi kryeministri./abcnews.al