Mandati i Vorës, në dorë të Fida Osmanit

AKTUALITET


Në Gjykatën Administrative të Tiranës është hedhur shorti për gjyqtari që do të gjykojë kërkesën e Agim Kajmakut për vërtetimin e mandatit, i zgjedhur në 30 qershor si kryetar në Bashkinë Vorë. Shorti ka përcaktuar se gjyqtarja që do të shqyrtojë kërkesën e Kajmakut është Fida Osmani.

Disa ditë më parë, Gjykata e Tiranës shpalli moskompetencë për kërkesën e bërë nga Agim Kajmaku, i cili kërkonte vërtetimin e mandatit të kryetarit të bashkisë, fituar në zgjedhjet e 30 qershorit. Gjykata e Tiranës ja kaloi çështjen Gjykatës Administrative, duke hequr dorë nga shqyrtimi i saj.


Ndërkohë, pas këtij vendimi të Gjykatës së Tiranës ishte kryebashkiaku i Tiranës Erion Veliaj, që bëri kërkesë për vërtetimin e  mandatit të dytë në gjykatë.

Për Veliajn ende nuk është marrë në shqyrtim çështja. Tashmë pritet vendimi i Fida Osmanit, që pas shqyrtimit të kërkesës së Agim Kajmakut, të miratojë ose jo vërtetimin e mandatit të kryebashkiakut të ri të Vorës.




Skip to toolbar