Mario Draghi kryeministri i ri në detyrë i Italisë

BOTA


Mario Draghi do të jetë kryeministri në detyrë i Italisë.

Pas më shumë se një ore bisede me Kreun e Shtetit italian Sergio Mattarella, Mario Draghi ka pranuar me rezerva pozicionin e ri. Por zgjedhja e ish-presidentit të BQE-së ka ‘tronditur’ politikën italiane.


“Ne nuk do të votojmë për ekzekutivin teknik”, tha udhëheqësi zyrtar politik i M5s Vito Crimi. Ndërkohë, Meloni (FdI) e ka cilësuar këtë vendim si; “vota është më e mirë”.

Kujtojmë se pak ditë më parë Giusepe Conte dha dorëheqje nga detyra e kryeministrit, ndërsa vendi ishte para zgjedhjes së një emri të ri të kryetarit të qeverisë, apo të shkonte në zgjedhje të parakohshme.




Skip to toolbar