Marrëdhënia me Berishën? Meta: Domosdoshmëri për të bashkuar forcat

Më të fundit


Marrëdhënia me Sali Berishën funksionon shumë mirë. Kështu shprehet Ilir Meta për raportet e tij me ish-kryeministrin, ndërsa thekson se më e rëndësishme është bashkimi i domosdoshëm për të rrëzuar këtë qeveri.

“Shumë e hapur dhe e qëndrueshme. Funksionon shumë mirë. Mendoj se është një marrëdhënie që vjen nga domosdoshmëria e bashkimit të të gjitha forcave, pavarësisht nga e kaluara secili prej nesh, për çështjen më të madhe, ekzistencën e kombit tonë. Kërcënohet jo vetëm nga shpopullimi, por shpërbërja. Nuk mund të ketë Shqipëri europiane me bangladeshas. Kjo është domosdoshmëria. Ky vend është kthyer në një traget të mafias vendase, rajonale, ndërkombëtare për t’u zhbërë dhe për t’iu larguar të gjitha forcat që duan meritokaracie, t’u respektohet e drejta dhe dinjitet dhe këtu të rrinë vetëm njerëz të nënshtruar dhe të vinë njerëz që do jenë në shërbim të një grupimi të pasurish nga  e gjithë bota me pasaporta të arta. Të tjerët të jenë skllevër në shërbim të tyre”, tha Meta në Report Tv.





Skip to toolbar