Mbi 50 kg drogë në makinë, kapet në kufirin me Maqedoninë e Veriut 46-vjeçari nga Korça

AKTUALITET


Një 46-vjeçar nga Korça është vënë në pranga në Qafë Thanë. Policia thotë se ai kishte në makinën e tij tip “Volkswagen” 53.3 kilogramë kanabis sativa.

Dyshohet se 46-vjeçari do ta trafikonte drejt Maqedonisë së veriut sasinë e lëndës narkotike. Siç duket edhe nga pamjet e shpërndara nga policia droga ka qenë e ndarë në disa pako.


Ndërkohë policia po vijon hetimet për të zbuluar personat e tjerë që fshihen pas kësaj veprimtarie kriminale.




Skip to toolbar