Mblidhen udhëheqësit e NATO-s, Rama mbërrin në Vilnius

AKTUALITET


Kryeministri Rama ka mbërritur në Samitin e NATO-s në Vilnius të Lituanisë. Ai do të jetë pjesë e mbledhjes ku të gjithë udhëheqësit e NATO-s do të diskutojnë për situatën në Ukrainë dhe kërkesën e këtij vendi për t’u bërë pjesë e alenacës.

Kryeministri Edi Rama ka shpërndarë mëngjesin e kësaj të marte në faqen e tij në Facebook video-mesazhin e NATO-s ndërkohë që pritet të mbahet Samiti i NATO-s. Ai ka shkruar se aleatët e NATO-s janë më të vendosur se kurrë për të mbrojtur lirinë dhe sigurinë e popujve që përfaqësojnë.


“Mirëmëngjesi dhe me mesazhin e këtij viti të Samitit të Vilnius, Lituani që i gjen aleatët e NATO-s më të fortë e më të vendosur, për të mbrojtur lirinë dhe sigurinë e popujve tanë, ju uroj një ditë të mbarë”,-ka shkruar më herët Rama.




Skip to toolbar