“83 mln lekë për ish-naftëtarët e Ballshit dhe punonjësit e Poliçanit…” Naço-Peleshit: Detyrime të prapambetura

Më të fundit


Deputeti Nasip Naço në fjalën e tij në interpelancën me Ministrin e Mbrojtjes Niko Peleshi i ka drejtuar një sërë pyetjesh në lidhje me industrinë luftarake, shlyerjen e detyrimeve të prapambetura për punonjësit e ish-punonjësit e rafinerisë së naftës në Ballsh dhe Kombinatit Mekanik të Poliçanit.

Naço u shpreh se Peleshi nuk ka përmbushur kërkesat ligjore dhe kushtetuese për rikthimin e detyrimeve të prapambetura për ish-punonjësit e këtyre industrive, për sa i përket pagave dhe kontributeve shëndetësore e shoqërore.


Dua të bëj disa pyetje në lidhje me politikat e Ministrisë së Mbrojtjes pas ngjarjeve në Ukrainë. A është menduar për të rifilluar vënia në punë e industrisë luftarake në kombinatin mekanik të Poliçanit?

Prej muajit tetor është paraqitur interpelanca për likuidimin e pagave të punonjësve dhe ish-punonjësve të kombinatit mekanik të Poliçanit?

Çfarë është bërë me këtë pr.ligj? Pasi ju z. Ministër keni votuar 3 pr.vendime për dhënien e masës së përfitimit të ndihmës financiare për ish-punonjësit e rafinerisë së naftës në Ballsh subjekt i privatizuar në maj 2008. Edhe pse prej vitesh në MM nuk keni përmbushur detyrimet ligjore dhe kushtetues për rikthimin e këtyre detyrimeve të prapambetura për ish-punonjësit e punonjësit në Kombinatin Mekanik të Poliçanit dhe Rafinerisë së naftës në Ballsh për pagat dhe deklarimin e kontributeve shëndetësore e shoqërore”, tha Naço.

Ministri Peleshi i është përgjigjur Naços duke i rikujtuar vendimin e djeshëm të pr.ligjit për pagesat e punonjësve dhe ish-punonjësve të uzinës së Poliçanit.

Peleshi sqaroi se shteti nuk mund të paguajë detyrimet që kanë uzina ndaj palëve të treta, por ka zgjidhur me një ligj të posaçëm shlyerjen e detyrimeve të prapambetura për ish-punonjësit.

Ai bëri me dije se janë 131 punonjës që përfitojnë nga ky vendim dhe efekti buxhetor është mbi 83 milionë lekë, që do përballohen nga buxheti i shtetit.

“Kam një lajm të mirë pas miratimit në parlament që dje në mbledhjen e Këshillit të Ministrave ne miratuam projektligjin për pagesat e punonjësve dhe ish-punonjësve të uzinës së Poliçanit. Kemi miratuar një ligj të posaçëm, për të paguar këto detyrime. Këto janë ndërmarrje që shtetit nuk i lejohet që pa një ligj të posaçëm të marrë përsipër detyrimet e tyre. Duke nisur nga një problematikë e mbartura, ndjeshmëri të çështjen dhe synimeve tona, këto detyrime ne kemi qasur në mënyrë të posaçme që do të vijë në parlament duke marrë përsipër këto detyrime. Ne kemi marrë përsipër detyrimet e pagesës së pagave dhe detyrimeve shoqërore dhe nuk mund të futemi në detyrimet që ka uzina ndaj palëve të treta apo detyrime me vendime gjykatash. Janë 131 punonjës që përfitojnë nga ky vendim dhe efekti buxhetor është mbi 83 milionë lekë, që do përballohen nga buxheti i shtetit”, tha Peleshi.




Skip to toolbar