I dehur në timon dhe aksidentoi tre makina të parkuara, arrestohet punonjësi i Gardës

AKTUALITET


Një punonjës i Gardës është arrestuar nga policia pasi përplasi 3 automjete të parkuara dhe u largua nga vendngjarja.

Sipas policisë, 49-vjeçari, drejtonte mjetin në gjendje të dehur. Ngjarja ka ndodhur rreth orës 20:00 në rrugën “Zini Sako” tek vendi i quajtur Kryqëzimi i Porcelanit.


“Agjencia e Mbikëqyrjes Policore ka arrestuar në flagrancë punonjësin e Gardës së Republikës Inspektor, 49 vjeç, me detyrë Trupë Shërbimi. Arrestimi u krye pasi rreth orës 20:00, duke udhëtuar me automjetin e tij në vendin e quajtur Kryqëzimi i Porcelanit, rruga “Zini Sako” ka dëmtuar tre automjete të parkuara dhe është larguar nga vendi i ngjarjes. Pasi është kapur është shoqëruar në Komisariatin e Policisë Nr. 4, ku nga veprimet procedurale ka rezultuar nën efektin e alkoolit. Materialet u referuan në Prokurorinë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Tiranë për veprat penale “Drejtimi i automjetit nën ndikimin e alkoolit” dhe “Largim nga vendi aksidentit”, thuhet në njoftimin zyrtar.




Skip to toolbar