Mbyllet procesi i votimit në RMV/ Koalicioni “Fronti Evropian”: Fitore historike, kthim prapa nuk ka

BOTA


MAQEDONI E VERIUT- Ka përfunduar procesi i votimit për zgjedhjet e dyfishta, përkatësisht ato parlamentare dhe raundi i dytë i zgjedhjeve presidenciale në Maqedoninë e Veriut.

Admir Shabani, zëdhënës i KSHZ për gazetaren e Abc News, Linda Karadaku u shpreh se pjesëmarrja në zgjedhjet presidenciale ishte 46.34, ndërsa ato parlamentare 53.43 %.


Ish-kryetari i Grupit Parlamentar të Bashkimit Demokratik për Integrim, Arbër Ademi, mbajti një deklaratë për mediat ku tha se “Fronti Evropian”  ka korrur një fitore historike.

“Frontin Evropian do të dëshmojë fitoren historike në këtë referendum popullor. Kthim prapa nuk ka dhe nuk do të ketë asnjëherë. Populli e tha fjalën e tij dhe Fronti Evropian do t’i qëndrojë besnik popullit. Sonte fitorja është e jona dhe e juaja, që I thatë “Po” Evropës dhe “jo” Rusisë.”, tha ai/ abcnews.al




Skip to toolbar