Mbytet një pushues në plazhin e Velipojës

AKTUALITET


Një pushues ka gjetur vdekjen këtë të hënë në plazhin e Velipojës. Burimet thanë se viktima është Pjeter Gjorovija 55-vjeç, i cili është mbytur në zonën e Vilunit.

Nga deti që ka pasur sot dallgë të mëdha janë rrezikuar edhe pushues të tjerë.


Mësohet se një burrë dhe një grua kanë shpëtuar dhe janë dërguar në spitalin e Shkodrës, ku ndodhen jashtë rrezikut për jetën.




Skip to toolbar