“Më shpallen armike se kritikova shefin”. Reagon ashpër Topalli

AKTUALITET


Ish-kryetarja e Kuvendit Jozefina Topalli është nderuar me çmimin e karrierës në Universitetin e Shkodrës, ku edhe ka dhënë disa mesazhe politike, ku ndër të tjera dënoi vendimin e PD-së për djegien e mandateve të deputetit. Ajo tha se e larguan nga politika vetëm se kritikoi shefin ndërsa tha se ajo ende kishte shumë për të dhënë në politikë. Topalli tha gjithashtu se janë 4 persona që mbajnë peng vendin dhe që duhen larguar sa më parë.

 “Isha me djalin e porsalindur të vajzes  në krah kur mora mesazhin nga një pedagoge e universitetit dhe më tha se do nderohsha me një çmim. U habita se kur bie nga pushteti nuk të japin çmime.


Unë isha mesuar që sistemi edhe pse isha e para hiqnin foton time nga tabela e nderit, as sot nuk ka ndërruar sistemi. Nëse kritikon shefin shpallesh armike.

Kurrë nuk e kam imagjinuar se do isha kryeparlamentare, por as në ëndërr se kam imagjinuar se në liri do kishte mungese përfaqësimi dhe djegie mandatesh.

Më kanë hequr nga politika kur kisha për të dhënë më shumë. 4 persona mbajnë sot peng vendin, vetëm fëmijët tanë mund të sjellin ndryshimin. Do të ishte më mirë të iknin katër shahista, sesa të largohen shqiptarët nga vendi i tyre”, u shpreh Topalli në ceremoninë  e marrjes së çmimit.

Deklarata e saj është një reagim i ashpër kundër kreut të PD-së, Basha dhe vendimeve të marra prej tij. Edhe më herët Topalli ka qenë e ashpër me Bashën, duke e akuzuar atë si përgjegjësin kryesor që PD ka mbetur jashtë institucioneve dhe pa asnjë pushtet për herë të parë pas 30 vitesh pluralizëm politik. Ajo është një ndër zërat më të fortë të lëvizjes Basha Ik./realstory.al

JOZEFINA TOPALLI NDEROHET ME ÇMIMIN E KARRIERES

Gepostet von Star Plus TV am Mittwoch, 25. September 2019



Skip to toolbar