Baze: Me zvarritje drejt objektivit, Nisu!

Më të fundit


Për të gjithë ata që kanë kryer shërbim ushtarak gjatë kohës së komunizmit mund ta kujtojnë një komandë të oficerëve gjatë stërvitjes: “Me zvarritje drejt objektivit, Nisu!”.

Pak a shumë kjo është e gjithë fjalia që mund të përmbledh betejën qesharake të avokatëve të Berishës për të shtyrë disa ditë shqiptimin e masës së arrestit të Berishës, duke shpikur truke procedurale.


Natyrisht nuk mendoj se e bëjnë që ti marrin më shumë lek Berishës se e bëjnë falas. Dhe kjo e bën dhe më banale situatën.

Nuk e bëjnë as se duan ta shpëtojnë Berishën, se nuk kanë çfarë ti shpëtojnë se person nën hetim është. Kur të filloj të gjykohet duhen avokat.

Tani siç ka thënë dhe vet, ai është i kënaqur me këtë masë sigurie, dhe mundimi i tyre për ta shtyrë deri të shtunën apo pas festave vendimin, nuk është se ka ndonjë rëndësi për të.

E gjitha duket më shumë një torturë e Berishës për ta, se sa një torturë e tyre për Berishën.

Berisha ka nevojë të mbahet s amë gjatë në këmbë kjo skena e vitkimizi9mit të tij, që të zgjas sa më shumë jehona e saj, që njerëzit të flasin sa më shumë për të, dhe mbi të gjitha që të shtrijë në disa ditë viktimizimin e tij.

Frika që ai ka nuk është arresti shtëpiak, pasi nuk ka çfarë i ndodh tani që dhe Flamur Noka do rrije poshtë pallatit si roje.

Frika që ai ka është se pasi të merret masa e arrestit, njerëzit do vazhdojnë festat, do merren me gjelin e vitit të ri, me restorantet apo menynë e darkës së vitit të ri dhe nuk do të prishin terezinë e tyre.

Kjo është një nga ato dhimbjet e mëdha që e mundon Sali Berishën, i cili do të jetë në qendër të vëmendjes dhe me hallin e tij ashtu siç ka qenë me pushtetin e tij.

Dhe akoma më e dhimbshme është se edhe pse po përpiqet të shtrijë në kohë procesin e marrjes së vendimit, edhe pse po përpiqet ta dramatizoj edhe pse po përpiqet të viktimizohet shoqëria është indiferente ndaj tij.

E vetmja gjë që u mbetet në mendje atyre është se ai po zvarritet drejt objektivit të pashmangshëm, arrestit shtëpiak.

Sot njerëzit janë më shumë të shqetësuar për çmimin e një gjeli Baldushku se sa për çmimin që po paguan Sali Berisha për 33 vjet sundim politik në Shqipëri si minues i demokracisë, shantazhues i sistemit drejtësisë dhe i përfshirë familjarisht në korrupsion madhor, siç ja kanë vënë epitafin Shtete e Bashkuara të Amerikës.




Skip to toolbar