Meta: Të gjithë të ruajnë qetësinë

Më të fundit


Presidenti i Republikës, Ilir Meta ka reaguar duke bërë thirrje që asnjë votë të mos tjetërsohet. Në një postim në Facebook, Kreu i Shtetit shkruan se të gjithë të ruajnë qetësinë deri në shpalljen e rezultateve përfundimtare.

Numëruesve i bën thirrje të mos ndikohen nga përzgjedhjet e qëllimshme të kutive të numërimit për qëllime demoralizimi të rivaleve. Sipas Kreut të Shtetit, “cdo votë në kuti do numërohet dhe rinumërohet deri në fund”


“Asnjë votë të mos tjetërsohet në procesin e numërimit.

Numëruesit të mos ndikohen nga përzgjedhjet e qëllimshme të kutive të numërimit për qëllime demoralizimi të rivaleve.

Të gjithë të ruajnë qetësinë deri në shpalljen e rezultateve përfundimtare.

Çdo votë në kuti do numërohet dhe rinumërohet deri në fund”, shkruan Kreu i Shtetit.




Skip to toolbar