Mina e bomba, kapet në Zvicër shqiptari i dënuar me burg

AKTUALITET


Është arrestuar në Zvicër 43-vjeçari shqiptar, Glerian Hyseni i dënuar me 6 vite burg me akuzën e mbajtjes së bombave dhe minave në sasi të mëdha. Hyseni ishte shpallur në kërkim ndërkombëtar dhe arrestimi i tij u bë i mundur falë bashkëpunimit mes Interpol Tiranës me homologët zviceranë.

43 vjeçari, banues në Durrës u arrestua në Zvicër dhe është ekstraduar në Shqipëri për të kryer dënimin me burg.


Gjykata e Shkallës së Parë për Krimet e Rënda Tiranë e ka dënuar këtë shtetas me 6 vjet burg, për veprën penale “Mbajtja pa leje e bombave, minave ose lëndëve plasëse”, e kryer në sasi të mëdha, në bashkëpunim, më shumë se një herë.

Glerian Hyseni, në bashkëpunim me shtetasit Sh. Gj., A. M. dhe H. H., kundrejt pagesës dhe për qëllim fitimi arrinte të gjente sasi lëndësh plasëse që shpërthenin në distancë me anë të celularit, si dhe armë e municione të ndryshme luftarake.




Skip to toolbar