“Prokurorët janë kthyer në qesharakë”, Gjekmarkaj: Dënojnë Salianjin sa Tahiri

POLITIKË


Analisti Agron Gjekmarkaj, i cili komentoi dosjen “Babalja” në emisionin “Real Story” të gazetarit Sokol Balla,  tha se është për të ardhur keq që Prokuroria kërkon burg për Salianjin për kallëzim të rremë, aq dënim sa është kërkuar për Saimir Tahirin, që dyshohej se trafikonte drogë. Gjekmarkaj tha se Salianji ka kontribuar që një person të shkojë përpara drejtësisë.

“A bëhet politikë me këta persona? E trishtë është, por për fat të keq, kemi parë që bëhet politikë. Salianji ka kontribuuar që një person të shkoje përpara drejtësisë. Ish-ministri Xhafaj ka bërë shumë mirë si vëlla, por jo si ministër i Shqipërisë. Zotëria përballë Salianji ka bërë një nder të madh, ka dërguar në burg vëllanë e ish-ministrit, siç e meriton. Salianji ka kontribuar që një njeri të shkojë në burg”, deklaroi Gjekmarkaj.


Gjekmarkaj tha se me pretencën dhënë për Salianjin, prokurorët e gjyqtarët janë kthyer në qesharakë, sepse sa duket kanë frikë nga vettingu. Për Gjekmarkajn, edhe kryeministri Rama mund të ketë dorë në këtë histori.

“Tahiri u dënua me shërbim prova dhe është e trishtë që po njësoj kërkohet shërbim prove edhe për Salianjin. Prokurorët dhe gjyqtarët janë kthyer në qesharakë përpara vettingut. Ata janë kthyer në qesharakë edhe sa duket në një duar të shqiptarëve. Mendoj se Rama ka goxha dorë në këtë histori”, tha Gjekmarkaj.




Skip to toolbar