Në Kuvend sapo është miratuar projektligji për pagat dhe shpërblimet. Deputetët që kanë votuar pro rritjes së pagave për deputetët dhe ministrat janë 97, ndërsa 3 kundër.
Tre deputetët që votuan kundër janë Dashnor Sula, Bujar Leskaj dhe Mesila Doda.
Kurse për rritjen e pagave për administratën votuan 95 deputetë pro.