Misioni i BE-së: Zgjedhjet në Kosovë transparente dhe të mirë organizuara

AKTUALITET


Kryesuesja e Misionit të Bashkimit Evropian për zgjedhjet e parakohshme parlamentare në Kosovë, Viola von Cramon-Taubadel, tha se zgjedhjet e 6 tetorit kanë qenë të organizuara mirë dhe transparente, ndërsa procesin e votimit dhe numërimit të votave e vlerësoi pozitivisht.

Megjithëse tri parti politike kanë kërkuar rinumërim të votave përfaqësuesja e misionit të BE-së është shprehur se procesi në përgjithësi procesi zgjedhor ka qenë i rregullt.


“Ambienti i fushatës në trevat e banuara me serbë të Kosovës u cenua nga frikësimi që i vuri në shënjestër kandidatët dhe përkrahësit që nuk ishin rreshtuar me Listën Serbe”, tha Viola von Cramon-Taubadel në një konferencë për mediat në Prishtinë.

Sipas saj, ndër të metat e këtij procesi ka qenë keqpërdorimi i resurseve publike dhe mungesa e transparencës së financimit të fushatës zgjedhore.

Por, Cramon-Taubadel e lavdëroi Komisionin Qendror të Zgjedhjeve për transparencë në punë dhe për përgatitjet zgjedhore brenda një kohe të shkurtër.




Skip to toolbar