Telefonata anonime zbuloi 700 kg kokainë nga Ekuadori

AKTUALITET


700 kg kokainë nga Ekuadori drejt Shqipërisë është zbuluar nga DEA amerikane, policia greke dhe ajo shqiptare falë një telefonate anonime që ka zbuluar trafikun e drogës. Gazeta greke “Kathimerini” ka zbuluar gjatë të martës detaje të reja në lidhje me sasinë e çmendur të drogës të kapur në Portin e Pireut dhe që kishte si destinacion portin e Durrësit. Kathimerini shkruan se për këtë sasi droge janë arrestuar 4 persona në Greqi.

Por i gjithë trafiku i drogës është zbuluar falë një telefonate anonime në datën 2 gusht. Një person i panjohur i telefonoi Byrosë së Përmbarimit të Drogës dhe i tha oficerit që në ngrirjen e një enë të ngarkuar me banane nga Ekuadori kishte kokainë të fshehur. Pas kësaj u bë një kontroll i kontenierëve brenda Stacionit të kontejnerëve të Selanikut (SEBO) dhe në motor u gjetën 47 pako me 51 kg kokainë.


Ky ishte fillimi i një hetimi të vazhdueshëm që ka çuar më pas  në sekuestrimin e më shumë se 700 kg kokainë të fshehur në frigoriferët e 12 kontenierëve të bananeve të nisura nga Ekuadori, ngarkesa këto që kishin si destinacion Pireun, Selanikun dhe Portin e Durrësit në Shqipëri, shkruan gazeta greke Kathimerini.

Në 4 prej 12 kontenierëve me banane janë zbuluar 137 kg kokaine që kishin destinacion Shqipërinë. Në operacionin e koduar “Kuito” mori pjesë edhe DEA amerikane. Ata organizuan skemën duke zëvendësuar një qese kokainë me një qese oriz dhe ku vendosën GPS me shpresën se do të kapnin kokat e trafikut të drogës. Në portin e Durrësit u arrestuan dy persona Ardian Bega 53 vjeç dhe Altin Mislihaka, 35 vjeç si dhe u shpall në kërkim Gentian Malindi, 43 vjec. Ditën e martë (sot) u dha edhe masa e arrestit me burg për Ardian Began 53-vjeç, i cili dyshohet se ka qenë pritësi i kokainës në Shqipëri.

Autoritetet greke dyshojnë se pas drogës qëndron mafia shqiptare dhe ajo sasi ishte porosi e dy grupeve me aktivitet të shtrirë në Elbasan dhe në Fier.

Mediat greke shkruajnë gjithashtu se trafiku i drogës Ekuador – Greqi është zbuluar  dhe se trafikantët përkohësisht do të kërkojnë rrugë të reja. Është çështje ditësh përfundimi i plotë i hetimeve për këtë ngjarje./realstory.al




Skip to toolbar