Juristi Daci: Dhunë sistematike e nxitur nga gjithë mekanizmi shtetëror nga marsi deri sot

AKTUALITET


Juristi i njohur Jordan Daci e sheh protestën e dy ditëve si një mllef të grumbulluar për një kohë të gjatë, teksa protestuesit njerëz që e shohin veten pranë 25-vjeçarit të vrarë nga policia Klodian Rasha.

Daci tha në “Real Story” në News24 se dhuna sistematike është e nxitur nga gjithë mekanizmi shtetëror nga marsi deri sot.


“Protesta ka pasur sukses në dy aspekte, një që ngjalli ndjenjë e protestës ndaj një pushteti abuziv. Një pushtet që nga marsi ka kufizuar shumë të drejta dhe liritë themelore të qytetarëve duke i keqpërdorur. Nga ana tjetër sigurisht që asgjë nuk e rikthen të ndjerin Rasha në jetë, por minimalisht në mënyrë simbolike u larguar drejtuesi politik i Policisë së Shtetit dhe sigurisht mesazhi nuk është për të shkatërruar vendin. Është një lloj mllefi i grumbulluar për një kohë të gjatë. Ndërkohë që nuk ka asnjë forcë politike, janë qytetarë, të rinj që e kanë parë veten më të lidhur me viktimën. Mendoj që ringjalli shpresën që në këtë vend padrejtësia nuk pranohet. Provohet dhe diçka tjetër që nëse duam të vendosim ekuilibrat ne si vend jemi të destinuar ta bëjmë me protesta sepse në mënyrë demokratike është e pamundur. Ne jemi dëshmitarë që zoti Lleshaj ka marrë kritika. Këto pamje nuk janë asgjë po të kemi parasysh shqelmat tek Teatri, policët pa emra. Është një dhunë sistematike e nxitur nga gjithë mekanizmi shtetëror që nga marsi deri sot që solli dhe atë reagim. Kontribuuesi numër një, për pasigurinë është ekzekutivi, kjo ka çuar që njerëzit në dëshpërim nuk kanë asnjë mënyrë tjetër për të vendosur të drejtat që janë shkelur. Humbi një jetë dhe ai mund të ishte kushdo nga ne”, deklaroi Daci.




Skip to toolbar