Tritol objektit në ndërtim në Shëngjin

AKTUALITET


Një shpërthim me eksploziv ka ndodhur pas mesnates se kaluar në Shëngjin.

Ngjarja ka ndodhur tek “Rana e Hedhun”, në një objekt në ndërtim ne pronësi të shtetasit Liman Gjoka, 56 vjec.


Si pasojë e shpërthimit të lëndës eksplozive, janë shkaktuar vetem dëme materiale. Ndërsa po punohet për sqarimin e ngjarjes.

Mësohet se bëhet fjalë për të njëjtin objekt që iu vendos tritol edhe 3 javë më parë, në datën 20 nëntor. Atëhere dyshohej se pista kryesore ishte konflikte për pronën pasi ka pretendime nga një palë tjetër për sipërfaqen ku po kryhet ndërtimi.




Skip to toolbar