Kryenin kontrabandë makinash, 4 në pranga

4 persona u arrestuan pasi kalonin makina të ndryshme kontrabandë pa paguar doganë. Kjo veprimtari e paligjshme vijonte prej disa kohësh, ku të arrestuarit pasi sillnin makina kontrabandë i tjetërsonin duke i shitur për pjesë këmbimi duke mos kryer asnjë procedurë doganore dhe shmangien e detyrimeve ligjore.

Këta shtetas në kohë të ndryshme kanë futur në Shqipëri automjete të llojeve të ndryshme si Mercedes, Audi dhe Volkswagen dhe më pas me qëllim shmangien e detyrimeve doganore i tjetërsonin duke i shitur për pjesë këmbimi. Ky veprim i tyre llogaritet t’i këtë shkaktuar shtetit një dëm prej 8 milionë lekësh.

Në pranga ranë shtetasit me iniciale B.G; A.F; R. Sh; I.R;, ndërsa po procedohet në gjendje të lirë shtetasi D. B. Në këtë veprimtari janë të përfshirë edhe persona të tjerë të huaj, por ende nuk ka arrestime të tyre.

Hetimet vazhdojnë edhe për përfshirjen e personave apo strukturave të tjera të Administratës shtetërore.

Operacioni “Regjimi” u zhvilluar në bashkëpunim me autoritetet shqiptare dhe të huaja. Materialet procedurale i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë, Tiranë, për veprime të mëtejshme.

Mallra kontrabandë, hetohet doganieri, një në pranga

Një person është arrestuar dhe dy të tjerë po ndiqen në gjendje të lirë, mes tyre një doganier, të akuzuar për kontrabandim të mallrave. Aksioni i koduar “Zëmblaku” u zhvillua në doganën e Kapshticës. Mallrat kontrabandë lëviznin me linjat e autobusëve Athinë-Shqipëri dhe Turqi-Shqipëri.

Në pranga ra shtetasi N.V, 42 vjeç, drejtuesi autobusi, ndërsa në gjendje të lirë po hetohen shtetasit N.B, 58 vjeç, doganier pranë Doganës së Kapshticës dhe E.Sh, 22 vjeç.

Gjatë kontrollit të ushtruar nga shërbimet e Policisë, në aksin rrugor Kapshticë-Korçë, në afërsi të fshatit Zëmblak, në mjetin autobus tip “Setra”, me drejtues shtetasin N.V., si edhe në mjetin autobus tip “Benz” në të cilin udhëtonte si pasagjer shtetasi E.Sh., u gjetën dhe sekuestruan në cilësinë e provës materiale:

– 50 kg midhje (shpuese shkëmbi), produkt i ndaluar që prej vitit 2013, për të hyrë dhe për t’u tregtuar në Republikën e Shqipërisë.

–medikamente, veshje dhe pajisje të ndryshme, të cilat shtetasit e mësipërm dyshohet se i kanë kaluar kontrabandë, pa i deklaruar tek autoritetet doganore në Kapshticë.

Doganieri dyshohet se ka shpërdoruar detyrën, duke mos ushtruar kontroll në  autobus, duke lejura kalimin e mallrave kontrabandë.

Naftë kontrabandë me jaht, arrestohen 2 rusë në Sarandë dhe 5 hajdutë lokalesh

Policia e Vlorës ka zhvilluar një aksion të gjerë kundër paligjshmërisë dhe veprave të ndryshme penale, duke arrestuar të paktën 7 persona në kushtet e flagrancës. Nëpërmjet një komunikate për mediat, Policia e Vlorës ka njoftuar se ka arrestuar dy shtetas rusë, të cilët po mundoheshin të transportonin naftë kontrabandë në Sarandë. Sipas policisë, mësohet se dy shtetasit rusë, emrat e të cilëve jepen me inicialet M.SH., 47 vjeç dhe K.V., 43 vjeç, janë arrestuar të shtunën në jahtin e tyre.

Dy shtetasit rusë, mësohet se në bashkëpunim me njëri-tjetrin, me jahtin e tyre,  jashtë pikës doganore të Sarandës, në vendin e quajtur “Berdenes”, kanë transportuar 1477 litra naftë, duke iu shmangur detyrimeve doganore dhe ligjore. Ndërkohë, policia e vlorës ka vënë në pranga tre persona. Konkretisht P.XH., 23 vjeç, K.Xh., 21 vjeç dhe D., 31 vjeç, të tre banues në Dhërmi. Këta shtetas janë arrestuar në flagrancë për “Vjedhje në bashkëpunim”. Të tre këta shtetas, janë kapur pasi kanë vjedhur 50 mijë lekë të rinj në lokalin e shtetases V.C., në Dhërmi.

Gjithashtu, për vjedhje me dhunë dhe shitje të lëndëve narkotike, në Ksamil është arrestuar një i ri 18-vjeç, me inicialet P.S. Ky shtetas, në bashkëpunim me shokun e tij, kanë kanosur me thikë shtetasin D.P., duke i marrë 2500 mijë lekë të rinj. Në momentin e arrestimit, 18-vjeçarit i është gjetur në trup një sasi lënde narkotike kabaisë, dhe një dorezë metalike prej hekuri. Po për akuzat e vjedhjes, në Sarandë është arrestuar një shtetas nga Tirana. Ai është 39-vjeçari me inicialet E.G., i cili dyshohet se në një supermarket në lagjen nr.4 Sarandë, ka vjedhur një kompresor ajri me vlerë 20.000 lekë të rinj.

Sillni mallra kontrabandë, 6 tregtarë në pranga

6 persona janë arrestuar pas një operacioni nga Seksioni për Hetimin e Krimit Ekonomik e Financiar dhe policisë së Tiranës. Të arrestuarit janë vënën nën pranga gjatë operacionit të koduar “Transportuesi”, të cilët akuzohen për mallra kontrabandë.

Konkretisht arrestohen:

• M.Sh., 47 vjeç, lindur dhe banues në Shkodër.
• D.K., 36 vjeç, lindur dhe banues në Tiranë,
• K.Sh., 44 vjeçe, banuese në Durrës.
• I.N, 56 vjeç, lindur në Fier dhe banues në Tiranë.
• D. M., 55 vjeç, banues në Tiranë.
• M.N., 56 vjeçe, banuese në Tiranë.

Arrestimi i tyre u bë pasi janë kapur në kushtet e flagrancës në aksin rrugor “Tuneli Elbasanit – Rrethrrotullimi Tegut” , me një sasi mallrash të dyshuara kontrabandë, si veshje dhe produkte të tjera në vlerë të konsiderueshme. Të gjithë personat e arrestuar janë subjekte tregtare me NIPT dhe ushtrojnë aktivitetin tregtar në qytetin e Tiranës.

Në cilësinë e provës materiale në funksion të këtij procedimi u sekuestruan mallra të ndryshme kontrabandë, si veshje të ndryshme, parfume dhe barna mjekësore.

Materialet procedurale i kaluan Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Tiranë, në ngarkim të shtetasve të lartpërmendur, për veprat penale “Kontrabandë me mallra të tjera’ në bashkëpunim” dhe ” Kontrabanda nga punonjës që lidhen me veprime doganore“.

Tiranë Finalizohet operacioni antikontrabandë “Transportuesi”.Operacion nga Seksioni për Hetimin e Krimit Ekonomik…

Publiée par Policia e Shtetit sur Mercredi 1 mai 2019
Skip to toolbar