Kryenin kontrabandë makinash, 4 në pranga

AKTUALITET


4 persona u arrestuan pasi kalonin makina të ndryshme kontrabandë pa paguar doganë. Kjo veprimtari e paligjshme vijonte prej disa kohësh, ku të arrestuarit pasi sillnin makina kontrabandë i tjetërsonin duke i shitur për pjesë këmbimi duke mos kryer asnjë procedurë doganore dhe shmangien e detyrimeve ligjore.

Këta shtetas në kohë të ndryshme kanë futur në Shqipëri automjete të llojeve të ndryshme si Mercedes, Audi dhe Volkswagen dhe më pas me qëllim shmangien e detyrimeve doganore i tjetërsonin duke i shitur për pjesë këmbimi. Ky veprim i tyre llogaritet t’i këtë shkaktuar shtetit një dëm prej 8 milionë lekësh.


Në pranga ranë shtetasit me iniciale B.G; A.F; R. Sh; I.R;, ndërsa po procedohet në gjendje të lirë shtetasi D. B. Në këtë veprimtari janë të përfshirë edhe persona të tjerë të huaj, por ende nuk ka arrestime të tyre.

Hetimet vazhdojnë edhe për përfshirjen e personave apo strukturave të tjera të Administratës shtetërore.

Operacioni “Regjimi” u zhvilluar në bashkëpunim me autoritetet shqiptare dhe të huaja. Materialet procedurale i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë, Tiranë, për veprime të mëtejshme.




Skip to toolbar