Ndahen në paqe “fukarenjtë” e Superligës

Më të fundit


Dy ekipet që po kalojnë një sezon të vështirë financiar, Flamurtari dhe Luftëtari, janë përballur mes tyre këtë të shtunë, me sfidën që është mbyllur në barazim 1-1.

Andi Ribaj kaloi Flamurtarin në avantazh në minutën e 49′, ndërsa Realdo Fili ka barazuar në minutat e fundit të takimit për Luftëtarin, duke i dhënë një pikë të rëndësishme skuadrës së tij.


Ndeshja nuk ka dhuruar shumë emocione, pavarësisht se të dyja skuadrat janë munduar të prodhojnë lojë agresive, me qarkullim topi kryesisht në repartin e mesfushës.

Në pjesën e dytë pati më shumë raste, me Luftëtarin që mund të kishte realizuar një gol në minutën e 63′, por shtylla pengoi gjirokastritët te barazonin në këtë moment, por që e bën në fund.

Vendi i tretë mbetet i kuqezinjëve me 48 pikë, 3 më pak se Kukësi i vendit të dytë dhe 4 më shumë se Laçi. Luftëtari mbetet në vendin e 7 me 38 pikë. Dy më shumë se Tirana dhe 7 më shumë se Kastrioti.




Skip to toolbar