Në hetim nga prokuroria, i sekuestrohet prona me vlerë 2.3 milionë euro në Radhimë

AKTUALITET


Seksioni për Hetimin e Krimit Ekonomik e Financiar në Policinë e Vlorës, nën drejtimin e Prokurorisë së këtij qytetit, vendosi sekuestro preventive për një sipërfaqe toke të mbjellë me pemë, që kap vlerën 2.3 milionë euro, pasi dyshohet se është përfituar nga veprimtaria kriminale.

Kjo sekuestro është bërë mbi sipërfaqen 23 000 m2, e mbjellë me pemë në zonën e Radhimës, vlera financiare e së cilës kap shifrën rreth 2.3 milionë euro.


Ky sekuestrim pasuror u bë në kuadër të hetimit ndaj shtetasit A. L., si person i dyshuar për kryerjen e veprave penale “Pastrimi i produkteve të veprës penale ose veprimtarisë kriminale” dhe “Falsifikimi i dokumenteve”.

Nga hetimet e kryera në bashkëpunim të ngushtë me Prokurorinë, ka rezultuar se ky shtetas dyshohet ta ketë përfituar këtë sipërfaqe pemëtore me anë të falsifikimit të dokumenteve. Veprimet e mëtejshme ndiqen nga ana e Prokurorisë.




Skip to toolbar