“Ne po ikim, ju këndoni tani”, ‘sherr’ në komision mes PD dhe PS

AKTUALITET


Komisioni Hetimor për 25 Prillin nuk ka arritur sot të  miratonin me konsensus planin e hetimit për procesin që është cilësuar si masakër nga opozita.

Me 7 vota kundër të PS, 3 pro të PD-së dhe një abstenim të LSI-së, mazhoranca dhe opozita nuk ranë dakord për planin hetimor.


Kryetari i Komisionit Enkelejd Alibeaj u shpreh se përsa kohë që nuk u miratua plani, puna e këtij komisioni mbyllet këtu dhe që sipas tij tregoi fytyrën e vërtetë të shumicës.

“Përsa kohë që nuk miratohet plani i hetimit nuk mund të deklarohet fillimi i hetimit, që praktikisht hetimi i këtij komisioni përfundon këtu dhe përderisa përfundon këtu, përgjegjësia ligjore dhe politike është në sytë e të gjithë publikut. Derisa të ketë një reflektim nga anëtarët që kanë votuar kundër, fatkeqësisht më duhet të deklaroj këtë që sapo thashë.

Këtu ndërpritet veprimtaria hetimore, është e qartë përse. Skenari u demaskua, nuk duan të hetojnë dhe të bëjnë publike atë që ka ndodhur në kundërshtim të ligjit dhe të votimit të kuvendit. Përsa kohë që plani i hetimit nuk mund të vazhdojë, seanca mbyllet dhe do të ketë njoftim edhe për seancën e radhës.

Fatkeqësisht ky ishte fundi i parashkruar” deklaroi ai duke u ngritur për t’u larguar nga salla.

“Mos u largoni” i kërkoi n/kryetari nga PS, Toni Gogu, por përgjigja e Alibeajt ishte “Tani mund të këndosh”.

Mazhoranca kërkoi të miratojë plan hetimi me ndryshim, por pas debateve mbledhja u ndërpre. “5 minuta pushim sa të largohen zhurmuesit e komisionit” tha ai me ironi Gogu.




Skip to toolbar