Padia për shpifje, Veliaj-Bashës: Halli i vetëm i kreut të PD është të sqarojë nëse ka 4 apo 5 vila

Më të fundit



Kryetari i Partisë Demokratike, Lulzim Basha u paraqit sot në Gjykatën e Posaçme për seancën e padisë për shpifje të bërë kundrejt kryebashkiakut së Tiranës, Erion Veliaj.

Në një reagim nga Kombinati, Veliaj thotë se një gazetar e kishte pyetur përse nuk ishte i pranishëm te gjyqi me Lulzim Bashën.


Kryebashkiaku tha se teksa halli i vetëm i Bashës është që të sqarojë në gjyq nëse ka katër apo pesë vila, ai duhet të merret dhe të zgjidhë hallet e njerëzve.

Reagimi i Veliajt

Përpara se të flisja më shkroi një gazetar e më pyeti: Nuk je te ky gjyqi për vilat e katërta dhe të pesta të Lul Bashës? I thashë: Nuk kam kohë unë për këtë punë. Unë dhe Beni merremi të bëjmë shtëpitë për njerëzit. Se ka katër apo ka pesë vila Lul Basha të shkojë ta sqarojë në gjykatë se nuk kemi kohë për të humbur. Këta kanë vetëm hallin e tyre. Luli u çua sot dhe e vetmja gjë që kishte në axhendë është të sqarojë në gjykatë ka katër apo pesë vila. Për këtë jemi në gjyq. Shih çfarë hallesh kanë këta. Këta zihen për foltoren, për sondazhe se kë mbështesin më shumë, Saliun e lodhur apo Lulin e përgjumur? Këta nuk kanë lidhje fare me realitetin tonë. Këta për kalamajtë tanë nuk duan t’ia dinë. Këta nuk dua t’ia dinë fare, sepse e kishin këtë bashki, e kishin këtë qendër dhe nuk u dukën njëherë.




Skip to toolbar