“Një palë do asgjësohet”, Vasjari: Pse politika s`do konsensus për Kushtetuesen!

AKTUALITET


Analisti Arian Vasjari, njohës i mirë i Kushtetutës, foli në “Real Story” të gazetarit Sokol Balla, në lidhje me shkarkimin e Besnik Muçit dhe Krizën në Gjykatën Kushtetuese. Fillimisht, Vasjari u shpreh se palët duhet t`i drejtohen Komisionit të Venecias. Sipas tij, vetë Presidenti duhet të ishte i pari që të kërkonte mendimin e Venecias për emërimet në Gjykatën Kushtetuese.

“Unë nuk do t`i lejoj vetes të shprehem me nota polemike ndaj vendimeve të gjykatave. Kolegji i Apelimit ka juridiksion disiplinor në Gjykatën Kushtetuese. Venecia është kryefjala për ditën e sotme. Pikëpyetjet mbi Venecian lidhen mbi dy arsye: nëse ne besojmë se është i paaftë ose i pandershëm. Nëse ka një organizëm ndërkombëtar që e njeh shumë mirë se çfarë ndodh në këtë vend, është Komisioni i Venecias. Unë nuk besoj se ky është i paaftë dhe i pandershëm. Unë them pse jo në Venecia. Meta duhet të jetë i pari që të thotë; shkojmë në Venecia. Sepse ishte ky Komision që i tha maxhorancës që Meta nuk duhet shkarkuar”, tha Vasjari.


Më tej, ai u shpreh se faktori ndërkombëtar nuk ka ngritur dyshime, ndërsa bëri dhe një deklaratë të fortë, duke u shprehur se ose do të tejkalohet qasja aktuale që kanë palët në raport me krizën, ose një nga palët do asgjesohet. “Thelbi është që ne kemi hyrë në një krizë të tillë, që nuk na e zgjidh kush. Nëse jemi në përpjekje për të gjetur një autor jashtë nesh për të na zgjidhur krizën, jemi në utopi, nuk kemi për ta gjetur. I gjithë faktori ndërkombëtar e konsideron Reformën në Drejtësi të suksesshme, që do të thotë ose do të tejkalohet një qasje pararevolucionare që kanë faktorët politikë në raport me krizën, ose do shkojmë drejt skenarit, ku një nga palët do të asgjësohet, sepse ne nuk mund të kemi më një zgjidhje kushtetuese të problemit.

Më tej, Vasjari u shpreh se palët nuk janë të gatshme për të pranuar një konsensus politik për të zgjidhur krizën. “Palët nuk janë të gatshme të pranojnë një konsensus”, tha Vasjari, ndërsa tregoi edhe arsyen pse ato nuk pranojnë konsesusin. “Palët te Gjykata Kushtetuese shohin interest e tyre. Shqiptarët kanë interes për Gjykatën e Lartë. Këta nuk e polarizojnë konfliktin për këtë gjykatë, sepse nuk kanë interes. Gjykata Kushtetuese përcakton fatet e politikës shqiptare në të ardhmen. Me që kjo do përcaktojë fatet e tyre, këta nuk janë të gatshëm të kërkojnë konsensus”, tha Vasjari./Realstory.al/




Skip to toolbar