Minxhozi: Ç’është ky president që përmend armët, e quan ambasadën e SHBA Xibrakë

Më të fundit


Analisti Skënder Minxhozi, i ftuar në Real Story të Sokol Ballës në News 24 ka deklaruar se ai beson se zgjidhja do të vijë vetëm nga ndërkombëtarët, pavarësisht deklaratave të kreut të shtetit që kërkon të nxjerrë jashtë loje diplomatët, ndërkohë që ai ka ngritur shqetësimin sesi është e mundur sesa herë atij nuk i pëlqen situata përmend armatosjen e popullit.

Minxhozi analizoi se situata është në një polarizim të tillë që kriza nuk zgjidhet brenda faktorit shqiptar. “Janë në pozicionin mur me mur, ku secili thotë kam unë të drejtë, besoj se biem dakord edhe në këtë tryezë, por ka edhe shumë të tjerë, që mendojnë se të dyja palët janë me disa faulle. Unë mendoj se nëse i hyjmë një analize të hollësishme dhe do e çojmë në një kandar gjykate këtë sherr, me gjithë elementët e saj, të dyja palët kanë faj”, deklaroi Skënder Minxhozi, që sipas tij, kjo është çështje tipike shqiptare. Madje, për të përforcuar këtë, Minxhozi përmendi edhe rastin e zgjedhjeve të 30 qershorit. “Ne mund të krijojmë situata të tilla, unë e kam thënë edhe me zgjedhjet e 30 qershorit, siç ndodhi me kandidatët, që fusim disa emra bosh dhe lëmë bashkinë pa kryetar sepse presidenti njeh tjetër datë. Mungon një element që është elementi fundor i saj. Dhe këtu lind pyetja. Nëse nuk do dëgjojmë këto ‘palaçot’ e Edi Ramës, cila është zgjidhja?”, tha Minxhozi duke ngritur pikëpyetje mbi ligjërimin e kreut të shtetit.


Sipas tij, Presidenti, nga njëra anë thotë na lini se e zgjidhim vetë dhe në anën tjetër është vetë presidenti që nuk po gjen një zgjidhje. “Unë jam gjithë sy e vesh të di se cila është zgjidhja. Vetë Muçi e pranon se është rrëzuar. Ai tha se ‘Çdo shqiptari po t’ia verifikosh të gjitha transaksionet, të gjithë kanë probleme’. Pra na rezulton se është zgjedhur me procedurë të rregullt, por tani do lëmë të fitojë një person që ka probleme, por meqë procedura është e saktë. Te ndërkombëtarët, ideja ime është e qartë, përtej kësaj hallakatje, të gjithë gjuajnë, por askush nuk jep një formulë. Unë them se fataliteti na e do se me një arbitër të huaj do e zgjidhim këtë punë. Nuk i thua dot ambasadës së SHBA, Xibrakë. Çfarë do të thuash me këtë? Kemi dëgjuar shpesh herë se ambasadat nuk falin në emër të shteteve të tyre. Ça është kjo? Kjo është rrumpallë. Të them të drejtën që kreu i shtetit të përmendë rrëmbeni armët. Tani ça është ky lider politik sesa herë nuk i pëlqen situata thotë rrëmbeni armët, ku jemi këtu?”, u shpreh Minxhozi.




Skip to toolbar