Një tjetër person nxirret i gjallë nga rrënojat në Thumanë

AKTUALITET


Një tjetër person është nxjerrë i gjallë është nga rrënojat në Thumanë. Bëhet e ditur se është një burrë rreth të 40-ave. Shpëtimi i tij u realizua live teksa kamerat e televizioneve ishin duke filmuar. Personi i mbijetuar ishte me veshje gjumi dhe nxjerrja e tij nga rrënojat u shoqërua me duatrokitje dhe momente gëzimi nga banorët e pranishëm në vendngjarje.

Zona e Thumanës dhe e Durrësit janë më të goditurat nga tërmeti. Atje janë shembur disa objekte. Tërmeti ka shkaktuar 5 viktima në Thumanë dhe 7 në Durrës.


Deri tani janë 39 persona që janë shpëtuar nga ekipet e shpëtimit në Thumaë dhe Durrës.




Skip to toolbar