Shpëtohet 28 vjeçari në Durrës, një çift nën rrënoja ende gjallë

AKTUALITET


Një i ri 28-vjeçar raportohet se është shpëtuar nga rrënojat e hotel “Palma” në Durrës, ndërsa një çift ka sinjalizuar se është ende gjallë nën rrënojat e një pallati të shembur në qytetin e Durrësit.

Çifti i bashkëshortëve ka kërkuar ndihmë dhe ka komunikuar me ekipin e kërkim –shpëtimit. Ata ndodhen në rrënojat e pallatit 6-katësh në Durrës, i cili është fundosur dy kate nën tokë për shkak të lëkundjeve të forta të tërmetit.


Mësohet se çifti ndodhet nën katin e dytë pallatit i cili tani është nën tokë. Ata kanë folur dhe kanë kërkuar ndihmë dhe tashmë forcat e shpëtimit po punojnë për t’i nxjerrë.




Skip to toolbar