OFL i lë 48 orë kohë Plarent Derivishajt dhe Suel Çelës

AKTUALITET


Operacioni Forca e Ligjit, në kuadër të paketës “anti-KÇK”, ju kërkoi dy personave të cilët rezultojnë me precedentë penalë që të provojnë pasurinë e tyre brenda 4/8 orëve.

Për Plarent Dervishajt, me banim në Durrës, u tha se rezulton në hetim në Gjermani për veprën penale “Trafik i qenieve njerëzore”. Plarent Dervishaj nuk është emër i panjohur. Ai është liruar nga burgu në vitin 2017 pas vendimit të Gjykatës së Lartë. Dervishaj ka qenë i dënuar me burg përjetë në mungesë për 4 vrasje, por ky dënim u rrëzua në Gjykatën e Lartë dhe rigjykimi në Apelin e Krimeve të Rënda i dha atij pafajësi.

Po ashtu ai mbeti i plagosur në 20 qershor 2019, në atentatin me armë zjarri të ndodhur në afërsi të autostradës Tiranë-Durrës, në rrugën e re të ish-Kënetës. Dervishaj është i njohur dhe për lidhjen e tij me një tjetër person, subjekt i ligjit “Anti-KÇK” Lulzim Berisha.

Ndërsa Suel Çela, me banim në Elbasan, rezulton i dënuar në Itali për trafikim narkotikësh.

Suel Çela pak muaj më parë u shpall i pafajshëm, pasi nuk u provua të ketë qenë në makinën Audi kur u përplas me makinën e policisë në Elbasan.

Suel Çela u akuzua si personi, i cili me makinën e tij tip “Audi” goditi në 18 shtator të 2017 në hyrje të Tregut Agroushqimor, makinën e policisë, duke vënë në rrezik jetën e zëvendësdrejtorit të qarkut Gjergj Oshafi dhe disa oficerëve të tjerë.



Skip to toolbar