Pak ditë para zgjedhjeve, i digjet makina kandidatit të PS për Bashkinë Has

AKTUALITET


Kandidatit të Partisë Socialiste për bashkinë e Hasit, Beqir Mulaj, i është djegur automjeti brenda garazhit. Paraprakisht dyshohet se zjarrëvënia ka qenë e qëllimshme.

Ky incident vjen vetëm pak ditë para mbajtjes së zgjedhjeve më 14 maj. Ngjarja ka ndodhur gjatë natës, ndërsa makina ka qenë brenda garazhit.


Ende nuk dihen arsyet se përse mund t’i jetë vënë flaka kandidatit socialist për Hasin, ndërsa grupi hetimor po punon për sqarimin e ngjarjes. Grupi hetimor po vëzhgon kamerat e sigurisë për të bërë të zbardhur dinamikën e ngjarjes, si edhe për të identifikuar autorin/ët.

Beqir Mulaj është kandidati i Partisë Socialiste për Bashkinë e Hasit. Ai u fut në garë, pasi socialistët nuk rikandiduan kryebashkiakun aktual Liman Morina.




Skip to toolbar