Paketonin drogë në doza të vogla, policia mësyn në Mirditë, 5 në pranga

AKTUALITET


Policia e Mirditës ka ndërmarrë një operacion të gjerë në të gjithë territorin dhe ka zbuluar municion luftarak e drogë dhe si pasojë ka arrestuar pesë persona, ndërsa ka sekuestruar disa armë dhe sasi të konsiderueshme droge.

Policia arrestoi në flagrancë shtetasit me inicionale: J. N .,28 vjeç, F. Rr., 27 vjeç, K. L., 29 vjeç, N. Rr., 28 vjeç dhe N. L., 59 vjeç, të gjithë banues në fshatin Bulshar, Mirditë.


Këta shtetas, në bashkëpunim me njëri-tjetrin përgatisnin një sasi lënde narkotike në doza të vogla, për ta shpërndarë, ndërsa punon të fshehur në një godinë të braktisur, në fshatin Bulshar. Si rezultat, Policia ka sekuestruar sasinë e lëndës narkotike dhe ka arrestuar 5 shtetasit e lartpërmendur.

Gjithashtu gjatë kontrollit të ushtruar në banesat e këtyre shtetasve, në banesën e shtetasit K. L. , u gjet dhe u sekuestrua një armë zjarri kallashnikov, me 30 fishekë.




Skip to toolbar