Pamjet nga aksidenti, 30 vjeçari po fliste me kamera në timon

AKTUALITET


Erjon Beli, këngëtari 30 vjeçar nga Kavaja ka humbur jetën në një aksident në aksin Shkozet – Plepa, si pasojë e shpejtësisë së lartë me të cilën po lëvizte, por edhe për shkak se ka qenë duke folur në telefon.

Bëhet e ditur se 30 vjeçari ishte duke folur me kamera në celular në kohën kur është përplasur me bordurën dhe ka ndërruar jetë në vend.


Me të në makinë ka qenë edhe vëllai i tij, i cili nuk ka pësuar asnjë gërvishtje nga aksidenti.

Policia ka shkuar në vendin e ngjarjes dhe ka nisur hetimet për të zbardhur rrethanat e aksidentit vdekjeprurës.




Skip to toolbar