Pacolli përplaset me Daçiç: Nuk jeni engjëll, mjaft me këto përralla

KOSOVA


Ministri i jashtëm i Kosovës, Behgjet Pacolli është përplasur verbalisht me Ministrin e Jashtëm të Serbisë, Ivica Daçiç duke e akuzuar se ka një “sjellje me dy fytyra”. Pacolli tha se Serbia bën gjithçka për të bllokuar Kosovën dhe dhunuar qytetarët shqiptar në territorin serb, ndërkohë që në BE flet me fjalë të bukura dhe gatishmërinë për të bashkëpunuar. Ministri i jashtëm kosovar theksoi se edhe vendosja e taksës 100 % ishte reagim legjitim i frustrimit që Serbia bën ndaj Kosovës.

“Ju tregoni përralla të tjera në Beograd dhe të tjera këtu. Nuk jeni engjëll, ashtu siç doni të dukeni me fjalët e bukura para kolegëve të Europës. A ju duket europiane dhunimi i autobusëve, i qytetarëve, i bizneseve tona në pikat kufitare, apo në territorin e Serbisë? Skandalet që ju keni bërë nëpër Afrikë janë të njohura tashmë për të gjithë. Demarkacioni mes dy shteteve që nënkupton njohje reciproke, është i domosdoshëm, pa rregullime territoriale. Kosova është gati për dialog pa kushte, në baza barazie, por ne po bllokohemi ekonomikisht dhe diplomatikisht nga Serbia dhe Bosnjë-Hercegovina në rajon dhe kudo. Vendosja e taksës 100% ishte reagimi legjitim i frustrimit ndaj kësaj situate të papranueshme.” u shpreh Pacolli gjatë mbledhjes në Helsinki mes ministrave të jashtëm të BE.





Skip to toolbar