Pas Drejtësisë, SHBA kërkon “Zgjedhoren”

POLITIKË


Pas reformës në drejtësi, reforma zgjedhore është prioriteti i radhës i SHBA, për të cilën kërkon implemtimin e saj sa më të shpejtë në Shqipëria në mënyrë që të forcohet demokracia në vend. Kjo u theksuar edhe gjatë takimit mes të ngarkuarit special të SHBA në Ballkanin Perëndimor, Matthew Palmer me ministrin e jashtëm në detyrë Gent Cakaj, ku reforma zgjedhore ishte në ndër pikat kyçe të bisedës. Palmer tha se është e rëndësishme të ketë një dialog gjithëpërfshirës për reformën zgjedhore dhe të reflektohen rekomandimet e OSBE/ODIH-it.

 “Lidhur me situatën e brendshme në Shqipëri bashkërisht nënvizuam nevojën për të pasur një dialog gjithëpërfshirës për reformën elektorale në përputhje me rekomandimet e OSBE/ ODHIR. Kjo është thelbësore për të përmirësuar edhe më tutje cilësinë e sistemit elektoral dhe, rrjedhimisht, demokracinë në Shqipëri në përgjithësi.” shkruan ndër të tjera Cakaj, i cili shtoi se Shtetet e Bashkuara të Amerikës janë referenca e patjetërsueshme politike e diplomatike e Shqipërisë.

Sinjali i parë i bashkëpunimit për Reformën Zgjedhore u dha më 25 shtator në tryezën e dialogut gjithëpërfshirës të organizuar nga OSBE, ku opozita theu bojkotin e saj disa mujor dhe u ul në tryezë. Pavarësisht se PD zgjodhi të largohej nga tryeza pasi paraqiti listën me kërkesat e saj, për të cilat do të shihet nëse do të aprovohen nga PS dhe opozita parlamentare, ky ishte një hap para drejt dialogut gjithëpërfshirës. Ku hap u përshëndet edhe nga ambasada Amerikane, e cila pas kaq kohësh tha se Basha mori një vendim prej udhëheqësi, pas kritikave dhe marrëdhënieve të ftohta që ishin krijuar që nga djegia e mandateve të opozitës dhe dhuna në protesta. Reforma Zgjedhore është edhe një nga kushtet që Gjermania i ka vendosur Shqipërisë për hapjen e kapitujve të procesit të integrimit duke kërkuar uljen e të gjitha palëve politike për diskutimin e saj.



Skip to toolbar