Pas Durrësit, PS kërkesë për Vorën: Njihni mandatin e Agim Kajmakut

Më të fundit


Partia Socialiste i është drejtuar me një kërkesë zyrtare Gjykatës së Tiranës, për të njohur Agim Kajmakut si kryetarin e ri të Bashkisë së Vorës. Në kërkesë është cilësuar që gjykata të jap “vërtetim të mandatit” për Kajmakun dhe jo “verifikim’ të tij, siç ishte shkruajtur në kërkesën e parë.

Dy ditë më parë , Gjykata e Tiranës kishte shpallur moskompetencë të saj në lidhje me “verifikimin  e mandatit” të Agim Kajmakut, duke ia kaluar këtë çështje Gjykatës Administrative.


Të njëjtën taktikë PS ndoqi edhe më kryetaren e re të Bashkisë Durrës, Valbona Sako ku në kërkesën drejtuar gjykatës kërkon “vërtetim mandati” duke korrigjuar gabimin në kërkesën e saj të parë “verifikim mandati”.




Skip to toolbar