Pas më shumë se tre muajsh, rikthehet në punë Urgjenca polivalente e QSUT

AKTUALITET


Pas me shumë se tre muaj jashtë funksionit, nis sot (19 qershor) së funksionuari me kapacitet te plote urgjenca polivalente e QSUT-ës.

Burime bëjnë të ditur për RTSH-ën se një ditë më parë u kryen testet finale të funksionimit të aparaturave dhe rezultuan të suksesshme.


Nga dita e sotme, pacientët do të mund të kryejnë edhe koronarografinë në shërbimin e hemodinamikës, e cila ishte e ndarë mes QSR Tiranë “Shefqet Ndroqi”, Spitalit Rajonal Memorial Fier dhe Spitalit Rajonal të Shkodrës.

Më 11 shkurt të këtij viti, një shkëndijë elektrike në një nga dhomat teknike në katin e 2-të dëmtoi të gjithë sistemin elektrik, çka bëri të pezullohet puna në spitalin e ri. Vlera e dedikuar për riparimin e dëmeve nga rënia e zjarrit ishte 30 milion leke.




Skip to toolbar