Lufta çlirimtare, Paskal Milo: Më e suksesshmja në historinë e Shqipërisë

#NËRADAR


Paskal Milo u shpreh në “Real Story” se lufta për çlirimin e Shqipërisë është nga më të suksesshmet e kombit. Sipas tij, lufta e radhiti Shqipërinë me forcat aleate.

“Mendoj që këtu jemi. Ky debat që bëjmë sot nuk është i shëndetshëm. Ne duhet të debatojmë për rrjedhojat e luftës. Lufta është një kontribut real, konkret që na radhiti te fitimtarët. Përmasat, organizimi dhe rezultatet, është lufta më e suksesshme që është bërë ndonjëherë në historinë e popullit shqiptar”.


“E dyta, Skënderbeu ka bërë një rezistencë aktive mbijetese, ndërsa kishte aleancë në Perëndim. Siç pati Lufta e Dytë Botërore aleatë, edhe Skënderbeu pati aleatë. Aleatët perëndimorë Skënderbeut jo gjithmonë i kanë ardhur në ndihmë.  Në këtë kuptim, Lufta Nacional-Çlirimtare është më e rëndësishme madje edhe se e Skënderbeut, në disa tipare flasim”, tha Milo./Realstory.al/




Skip to toolbar