Fotot e dëshmorëve, Milo: Nëse do na pyesnin ne, s`do gabonin

#NËRADAR


Historiani Paskal Milo e cilësoi si një veprim për tu vlerësuar, vendosjen e fotove në bulevard të dëshmorëve të Luftës Antifashiste Nacional Çlirimtare. Në studion e emisionit “Real Story” të gazetarit Sokol Balla, se ata njerëz dhanë jetën e tyre për lirinë e Shqipërisë. “Së pari duhet të jemi të ndërgjegjshëm, ajo që u bë për të vendosur fotot e heronjëve të luftës për 75 vjetorin e çlirmit, është për tu vlerësuar. Vlerësohet lufta dhe njerëzit që dhanë jetën në lule të rinisë për këtë vend. Vendosja e fotografive në bulevard është një vlerësim. Ky është thelbi i debatit”, tha Milo.

Megjithatë, ai shprehu rezerva për faktin se për vendosjen e tyre nuk janë pyetur historianët. “Përtej kësaj, ka ndodhur një lajthitje, një gabim… Unë u intersova të di se kush është marrë me listën e njerëzve që janë vendosur në bulevard. Pyeta, dhe nuk duhet të përmend emrat. U interesova në Institutin e Historisë, u interesova në fakultetin e Historisë, po qe se do ishin pyetur historianët dhe specailsitët, ata patjetër që do e kishin shmangur këtë gabim që qoftë me dashje qoftë padashje ndikoi”, tha historiani.


Ndërkohë, ai shtoi, se edhe nëse ato tre fotot që kanë ngjallur debat nuk do të ishin vendosur, përsëri do të ishte gjeneruar debat. “Edhe nëse këta persona të mos ishin vënë, përsëri debati do gjenerohej. Pse do kishte debat? Do kishte për shkak të rrjedhoja që erdhën nga lufta dhe interpretimit që i bëhet luftës për objektiva aktuale politike”./Realstory.al/




Skip to toolbar