Peppa Pig shpëton Johnson, kryeministri britanik e humbet fillin dhe improvizon fjalimin e tij

BOTA


Kryeministri britanik, Boris Johnson, u duk sikur humbi fjalët të hënën kur iu ngatërruan shënimet në dorë gjatë një fjalimi para liderëve të biznesit dhe për të dalë nga situata, tregoi një anekdotë për një vizitë të tij të kohëve të fundit në një park tematik të Peppa Pig.

Ndërsa kërkonte mes shënimeve të tij, Johnson tha: Dreqi ta marrë, e më pas, mërmëriti: Ju kërkoj ndjesë. 


Kjo bëri që të ndërpritej fjalimi i tij në konfederatën e industrisë britanike në portin Tyne, në Anglinë veriore.

Sidoqoftë ai e rimori veten edhe pse nisi të flasë për njëbrirësha teknologjikë e më pas për vizitën në Peppa Pig World, një park që ka në qendër karakterin e adhuruar të fëmijëve.

Dje unë shkova në Peppa Pig World, të gjithë duhet ta bëjmë këtë. Unë e adhuroj atë. Peppa Pig World është një vend shumë i pëlquer nga unë, ka rrugë të sigurta, disiplinë në shkollë… Kush do ta kishte besuar se një derrkuc që ngjason si një tharëse flokësh, i refuzuar më parë nga BBC do të eksportohej në 180 shtete me parqe tematike në amerikë dhe Kinë.




Skip to toolbar